Ter Stegen: Kam menduar largimin nga Barcelona

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, në kohën kur u transferua në klubin katalunas nuk pati shumë hapësirë, dhe kjo atë edhe e ka luhatur për qëndrimin në Cam Nou.

“Konkurrenca me Bravon nuk ishte e lehtë, dhe nuk e mohojë se kishte raste kur e mendoja edhe largimin”, ka deklaruar Stegen për Club del Deportista, përcjell Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për derbin e fundjavës ndaj Real Madrid duke refuzuar të flasë për mungesën e Cristiano Ronaldos.

“Nuk fokusohem në asnjë lojtar në veçanti”, ka shtuar 26-vjeçari.

Gjermani u transferua te Barça në vitin 2014 nga Borussia Monchengladbach.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme