Tërhiqen trupat e turistëve që vdiqën në hotelin në Qerret

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Qerret të Kavajës, trupat e katër turistëve rusë janë tërhequr sot nga morgu i Tiranës.

Mësohet se djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov.

Ndërkohë pritet që eksprtiza mjeko-ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes së katër turistëve që janë ende mistër, edhe pse ka kaluar një javë nga vdekja e tyre.

Dyshimet e para janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë./Ina/

Të ngjashme