Tërmet i fortë në Kinë, dy të vdekur

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre u plagosën në një tërmet të fortë që tronditi provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës herët në mëngjes. Mediat shtetërore kineze raportojnë se numri i tyre mund të jetë më i madh dhe ka mundësi për një katastrofë serioze.

Observatori Amerikan për Tërmetet (Usgs) llogariti se tërmeti ishte me magnitudë 5.4, ndërsa rrjeti sizmik kinez foli për magnitudën 6.0. Të dy kanë identifikuar origjinën e tërmetit në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti goditi një zonë rreth 120 kilometra në jugperëndim të Chongqing.

Një tërmet me magnitudë 7.9 në provincën Sichuan në vitin 2008 shkaktoi 87,000 viktima, përfshirë të vdekur dhe të zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme