Tërmeti prej 4.0 shkallësh goditi sot Shqipërinë

| 12 Jan 2021 | 09:37 | Nga

Një tërmet me magnitutë 4.0 të shkallës së Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km, njoftoi EMSC.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda.

Të ngjashme