Tërmeti shkund Parlamentin slloven, deputeti ndërpret fjalimin e ikin të gjithë nga salla

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që ra këtë të martë në Kroaci, u ndie edhe në Slloveninë fqinje. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.

Për arsye sigure, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme