“Termokosi” instalon shumicën e pajisjeve të matjes dhe valvulave kontrolluese

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Për 18 muaj të implementimit aktiv të projektit “Heat Save”, Ngrohtorja e Qytetit “Termokos”, ka arritur me sukses t’i instalojë pajisjet e matjes dhe valvulave kontrolluese.

Këtë e ka bër të ditur kryeshefi Fisnik Osmani, duke thënë se janl në fazën përfundimtare të instalimeve të planifikuara me projekt, si dhe testimit të software te inkasimit.

Deri më sot Mbi 17,300 Njësi banimi të instaluara, mbi 45,000 Alokatorë HCA, mbi 3700 Matës të energjisë, mbi 77,000 Termo-koka të instaluara”, ka shkruar ai.

“Në ndërkohë, obzervime dhe analiza krahasuese të vazhdueshme po bëhen në ato njësi banesore me dhe pa matës të ngrohjes, ashtu që të behet i ditur ndikimi i këtij projekti në xhepin e konsumatorëve, të kalkulohet tarifa e mundshme nga Zyrja e Rregullatorit të Energjisë, si dhe të identifikohen sfidat e mundshme që mund të hasen përgjatë realizimit të qëllimit tonë: të uljes së faturave për konsumatorët dhe kursimit të ngrohjes, rrjedhimisht krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme