Testi i ri tregon sëmundjen e mëlçisë para se të shfaqen simptomat

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Një test i ri i fecesit mund të zbulojë sëmundjen e mëlçisë para se të nisin simptomat pa nevojën e testeve invazive, tregon një studim i realizuar së fundmi.

Metoda e re shikon bakteret në feces, të cilat mund t’ju tregojnë mjekëve nëse sëmundja jo-alkoolike e mëlçisë yndyrore (NAFLD) është në një fazë të hershme ose të avancuar.

Faza e hershme e NAFLD, një grumbullim i yndyrës në mëlçi, prek një në tre amerikanë dhe britanikë, me ngarkesën e rasteve në rritje.

Nëse mbetet pa u zbuluar, mund të zhvillohen në dëmtime serioze të mëlçisë, duke përfshirë edhe cirrozën, por është jashtëzakonisht e vështirë për t’u kapur herët sepse ka pak simptoma dhe kërkon operacion.

Tani, një studim i hulumtuesve në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ka identifikuar modelet unike të llojeve bakteriale në fecesin e njerëzve me këtë gjendje.

Shkaku i saktë i NAFLD është ende i paqartë, por dieta dhe gjenetika luajnë rol thelbësor

Të ngjashme