Nëse dëshironi të dini se a është partneri juaj “i duhuri”, një test i ri mund t’ju ndihmojë që të vendosni.
Kate Wray, një eksperte e marrëdhënieve, ka shpërndarë një kuiz të thjeshtë për të cilin thotë se do t’ju ndihmojë të vendosni nëse partneri juaj është ai me të cilin do ta çoni tërë jetën.
Këto pyetje duhet t’ia bëni vetes:
1. A i besoni njëri-tjetrit pa bërë pyetje?
A brengoseni se ku është duke e kaluar natën partneri? A duhet të dini çdo detaj rreth asaj se ku është dhe me kë është? A tentoni t’ia kontrolloni mesazhet në celular fshehurazi? Nëse po, atëherë nuk mund t’i përgjigjeni me “po” kësaj pyetjeje.
2. A ndjeheni që të dy sikur jeni “fatlumi” në marrëdhënie?
Nuk duhet të ndjeheni kurrë sikur jeni “fatlumi”; kjo duhet të funksionojë në të dyja mënyrat.
3. A e imagjinoni që të dy të ardhmen së bashku, duke u plakur së bashku?
Nëse keni biseduar ndonjëherë mbi atë se si imagjinoni ta kaloni kohën e pleqërisë dhe që të dy jeni në skenarin e njëri-tjetrit, atëherë kjo është një shenjë e qartë e një marrëdhënieje të gjatë.
4. A jeni miqtë më të mirë?
Nëse i thoni çdo gjë njëri-tjetrit, flisni çdo ditë dhe qeshni së bashku, ju jeni për njëri-tjetrin dhe do të jeni përgjithmonë.
5. A i mbështesni vendimet e njëri-tjetrit?
Për të gjitha vendimet e mëdha, a jeni në faqen e njëjtë?
6. A bëni gjëra të ndryshme?
Nëse bëni gjithçka së bashku, nuk do të keni për çfarë të bisedoni dikur. Të kesh hobi ndryshe nga partneri dhe të bësh gjëra të ndryshme nga ai, vetëm sa do të shtohet interesi në marrëdhënie dhe do t’ju bëjë që ta vlerësoni kohën që e kaloni së bashku.