Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, ka reaguar përsëri përmes një statusi në “Facebook”, lidhur me raportimet se ajo do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ajo thotë se qëndrimi i saj është ashtu siç deklarohet LDK-ja e Isa Mustafës.
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës sime. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka shkruar ajo.