Efi reagon ndaj deklaratës së Liços: Veshja tregon respektin që keni për veten

Prishtinë | 07 Pri 2024 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Pas debatit të Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt, për shkak se ky i fundit i hedhi birrë në gjoks moderatores, Ledion Liço dha një mesazh për të gjithë vajzat shqiptare, duke iu thënë atyre që kanë të drejtë të vishen si t’iu dojë qefi.

“Të githa vajzat e kësaj bote kanë të drejtë të vishen si t’iu dojë kokrra e qefit dhe nuk iu jep të drejtën asnjë mashkulli që po kalon aty dhe t’iu derdhë në gjoks pije”– tha ai.

Mirëpo emsa duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak ish-banores së “BBBVIP”, Efi Dhedhes e cila ka reaguar menjëherë përmes një postimi në Instagram.

Efi shkruan: “Vishuni si të doni vajza… Jo mo joo Nuk ekziston kjo. Vajza vishuni sipas vendit dhe normave. Pikë! Kurrë skam qenë dakort me këto opinione demek ‘moderne’

Veshja juaj është respekti që keni ju për veten fillimisht, më pas ajo çfarë kërkoni dhe prisni nga të tjerët.

Në zyrën time, nuk lejoj një vajzë të më vijë e veshur si për plazh… jo se paragjykoj, por është mungesë respekti ndaj vendit ku po hyn (zyres/institucionit) dhe ndaj meje.

Vishuni duke ju pershtatur vendit dhe kulturës së komunitetit PIKË”.

Të ngjashme