Në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për “Epoka e re”.
Por, ai ka thënë se në këtë takim ende nuk është specifikuar se për çfarë do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
I pari i vendit u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut, duke thënë se bashkëngjitja e opozitës në këtë proces është e mirëseardhur.