Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale, nëse ftohet nga kjo e fundit, raporton Ekonomia Online.
“Unë dua ti falënderoj të gjithë komandantët që ju kanë përgjigj gjykatës speciale. Kurdo që më vie ndonjë ftesë prej Gjykatës unë do i përgjigjem”, u shpreh Thaçi.
Në një konferencë për media, i pari i vendit, ka folur edhe rreth pakënaqësisë së mësimdhënësve për rritje pagash.
Ai thotë që i kupton veprimet e Qeverisë por edhe të grevistëve, përderisa inkurajon që të merren vesh, gjë e cila sipas Thaçit, është e mundur.
“Sa i përket grevave të mësimdhënësve dhe punëtorëve të shëndetësisë, unë i kuptoj veprimet e qeverisë dhe i kuptoj grevat, por i inkurajoj që të merren vesh, unë i njoh dhe mund të merresh vesh me ta”, u shpreh Thaçi, raporton EO.