Thaçi: Idenë për korrigjim kufijsh e mora nga Rugova, Daci dhe Haziri

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë e marrë nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, akademik Nexhat Daci dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kreu i shtetit është pyetur kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, se e kujt ka qenë ideja për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Kreu i shtetit tha se ideja origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën.

“Për korrigjim së pari e kom lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha presidenti Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme