Thaçi inspekton FSK-në një ditë para vendimit historik, de fakto ju keni qenë ushtria e Kosovës

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 15:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, nga kazerma “Adem Jashari”, një ditë para se të miratohen projektligjet që mundësojnë formimin e ushtrisë, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Komandanti suprem i FSK-së tha se ky proces po vjen natyrshëm si rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të të gjithëve.

“Jam i nderuar që tu drejtohem në këtë kohë të festave të fund vitit, të cilat për juve si ushtarë kësaj radhe janë më të veçanta. E di që ju ushtarët të nderuar po e përjetoni më ndryshe, kjo është krejt e kuptueshëm se kanë mbetur edhe disa orë nga vendimi i shumë pritur. Ky proces po vjen natyrshëm si rezultat i përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm”.

“Për kohë të gjatë me të gjithë qytetarët, për të kontribuar për paqenë rajon. Vendimi për t’i dhënë FSK-së kompetenca për më së shumti meritë e juaja, është meritor e çdo qytetari të Kosovës. Sot jam në mesin tuaj për të ju falënderuar në emër të qytetarëve dhe për t’i uruar të gjithë qytetarët për ushtrinë. Kosovë urime ushtria”.

“Rrugëtimi juaj simbolizoj ecjen e shtetit tonë, kemi kaluar shumë sfida deri më sot por ja kemi arritur qëllimit final. Ju pjesëtarë të FSK-së me dinjitet e krenari po përfaqësoni Kosovën kudo në botë dhe po arrini suksese përkrahë ushtrive dhe vendeve më të fuqishme të botës”.

Kreu i shtetit e ka quajtur ushtrinë e Kosovës e veçantë, ngase sipas tij, populli jonë e krijuar ushtrinë para shtetit, raporton EO.

“Nga ky muaj ju vajza dhe djem do të keni mandat të ri dhe mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, jeni Ushtria e Kosovës. T’i shërbeni me dinjitet e krenari, vendit dhe sovranitetit të vendit. Populli jonë e krijuar ushtrinë para shtetit. Formuam Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pesë vite më parë gjatë procesit të rishikimit të sektorit të sigurisë me të drejtë FSK është e gatshme për rol dhe mision të ri”.

“Ju gjithmonë keni qenë defakto ushtarë dhe FSK-ja ushtria e Kosovës, mirëpo tani të gjitha forcat politike në vend janë unike që të nxjerrin ligjin që FSK të transformohet në Ushtri profesionale dhe multietnike”.

Thaçi pohoi se FSK-ja është zhvilluar në një forcë profesionale multietnike, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s.

“FSK është zhvilluar në një forcë profesionale multietnike, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s. Falënderojmë gjithë partnerët dhe aleatët tanë. FSK do të jetë gjithmonë në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së tyre pa asnjë dallim. E them me bindje të plotë që kjo forcë është dhe mbetet krenaria jonë. Urime detyrat e reja, kryeni me përgjegjësi detyrat tuaja”.

Presidenti i vendit kishte veshur edhe uniformën e FSK-së.

E plotësuar: Komandanti suprem inspekton trupat e Ushtrisë (FOTO&LIVE)

Presidenti Hashim Thaçi po inspekton trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës një ditë para se të votohet pako e projektligjeve për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës.

Komandanti suprem është paraqitur para Forcës së Sigurisë së Kosovës, një ditë para se FSK të shndërrohet në Ushtrinë, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme