Thaçi kërkon mobilizim rreth Coronavirusit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 16:37 | Nga Albanë Hajdari

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot për virusin corona dhe rrezikshmërinë e masat që duhet të ndërmerren nga institucionet në Kosovë.

Thaçi ka ftuar qeverinë që të jenë të kujdesshëm dhe të përgatitur, duke thënë se vendimet me interes për vendin duhet që të merren sot.

Ai ka thënë se duhet të merren masat para se të evidentohen rastet e prekura me këtë virus.

“ E ftoj qeverinë që të jetë e kujdesshme dhe shumë e përgatitur, pasi që jemi dëshmitarë që të gjitha hapësirat përreth Kosovës janë prekur, mendoj se do të ishte në interes që vendimet të merren me kohë, mundësisht sot, vendimet që kanë marrë vendet e rajonit, ende nuk kemi ndonjë rast të evidentuar, por, kjo nuk do të thotë të na ndodhë diçka pastaj të reagoj, sidomos sa i përket shkollave apo tubimeve publike”, ka thënë Thaçi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme