Për ndër të figurës së heroit Shaban Polluza, nën patronatin e Presidentit të republikës së Kosovës është mbajtur një akademi përkujtimore, raporton Ekonomia Online.
Në këtë akademi që filloi me një minutë heshtje dhe me antonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, presidenti Thaqi vlerësoi angazhimin, jetën dhe veprën e heroit Shaban Polluzha për lirinë e vendit.
Thaçi tha se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, radhitja në blllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve dhe ky vullnet u shpreh në konferencën e Bujanit.
“Shaban Polluzha zë vendin më të rëndësishëm të kombit. Ai shënohet si hero në kujtesën e secilit. Mbrojti interesat e kombit. Gjysmë shekull me vonë bijtë dhe bijat krijuan ushtrinë e Kosovës. Vizionin tonë për liri e kuptoi bota demokratike dhe NATO. Pa luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndodhnin as rezistencat si lëvizja për liri, demonstrata e viti 68 dhe nuk do të ndodhte fare liria dhe hapja e bashkimit kombëtar. Sot do të ndajmë me çmimin Hero komandantin Shaban Polluzha”, tha ai.
Historiani Maren Lengverli, foli për aktivitetin e Polluzhës dhe vrasjen e tij.
Ai tha se Shaban Polluzha diti të orientoi drejt aspiratat e kombit dhe u sakrifikua për to, pasi që e dinte fundin që e priste por nuk hezitoi drejt flijimit.
“Kjo është rruga e burrave të mëdhenj. Pak para se ta likuidonin Shabanin kur e pyeten se fituan ai dhe shokët e tij, u përgjigj: bëmë detyrën. Në prag të Luftës së Dytë shqiptarët ishin keqtrajtuar dhe ishin përgjysmuar dhe për 3 dekada nuk patën shansin të rikuperonin asgjë. Klima e acartë e kishte zbrazur Kosovën dhe u kishte hequr pronësinë për 200 mijë hektarë. Në këtë qëndresë kishte spikatur Drenica, dhe ishte aktivizuar Shaban Polluzha. Shqiptarët humbën jo vetëm numerikisht por edhe besimin për një jetesë normale”, tha ai.
Shaban Polluzha vdiq në Tërstenik të Drenicës, 75 vjet më parë.
Në këtë akademi përkujtimore po marrin pjesë familja Polluza, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetë të tjerë.