Thaçi: PDK po shantazhon votuesit

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 14:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas me anë të një konference për media i është kundërpërgjigjur deklaratës së degës së PDK-së në Drenas, ku thuhet Nisma po manipulon opinionin.

Mehdi Thaçi, shef i shtabit të NISMA-s, në Drenas, tha se se orë më parë, një grup i anëtarëve të PDK-së, kanë ndaluar në rrugën Sankoc-Fushticë, dhe po shantazhojnë qytetarët të cilët janë duke shkuar për të votuar në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, raporton Ekonomia Online.

“Në bazë të raportimeve që na kanë ardhur nga vëzhguesit tanë në teren, një grup i anëtarëve të PDK-së, të drejtuar nga Driton Ajazi, drejtor i degës së NLB-së në Drenas dhe Bujar Xhoshi, kanë ndaluar në rrugën Sankoc-Fushticë, rrugë kjo që kalojnë qytetarët të cilët janë duke shkuar për të votuar në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, janë duke ushtruar presion mbi qytetarët që janë duke shkuar për të votuar”, tha Thaçi.

Shefi i shtabit zgjedhor të Nismës për Kosovën në Drenas, Mehdi Thaçi ka përmendur edhe një numër të madh të parregullsive, ku qarqet e PDK’së janë duke u munduar në forma të ndryshme për të ndikuar tek votuesit për të votuar kandidatin e PDK’së.

 Thaçi ka përmendur presion e drejtorit të degës së NLB në Drenas, Driton Ajazi, që është duke i ndaluar qytetarët në rrugë dhe duke u bërë presion atyre për të votuar për kandidatin e PDK’së.

 Gjithashtu, Mehdi Thaçi ka thënë se në bazë të informacioneve tona në teren, në fshatin Gllanasell, është duke u përgatitur për votim kolektiv në orët e mbrëmjes, kjo edhe për faktin se është qendra e vetme ku deri tani kanë votuar një numër shumë i vogël në krahasim me qendrat tjera.

 Po ashtu, Mehdi Thaçi, ka përmendur edhe problemin më të madh që është duke ndodhur tani, ku janë duke ndodhur votime të shumëfishta, dhe presioni tek qytetarët për votim të dyfisht.

 Gjithashtu, në shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, në klasën ku anëtari i PDK’së, Adem Bucolli, është komisioner, vazhdimisht është duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë.

Nisma ka dërguar edhe disa foto me anë të së cilave “argumenton” këto pretendime.

drenas6

drenas5

drenas4

 

Të ngjashme