Thaçi: Përmes korrigjimit të kufirit dua të marrim territor, jo të japim – s’ka ndarje

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 10:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se synim i institucioneve të vendit është arritja e një marrëveshje të përhershme me Serbinë, duku synuar normalizim të marrëdhënieve mes të dyja shteteve që do të përfundonte me njohje reciproke, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit në një debat mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medieve me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shtoi njohja reciproke mes të dyja vendeve mund të përcillet me korrigjim të kufijve.

Kjo sipas tij, kjo nuk nënkupton ndarjen e Kosovës, duke u shprehur i bindur se me Serbinë asnjëherë nuk do të diskutohet për liqenin e Gazivodës.

“Së pari ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme përfundimtare me Serbinë. Së dyti për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke. Së treti ne synojmë që përmes kësaj marrëveshje të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtarë i Kombeve te Bashkuara. Njohja reciproke mes dy shteteve mund të përcillet me një proces të dakorduar mes dy palëve për korrigjimin e kufijve”.

“Çka do të thotë kjo, nuk do të ketë ndarje as shkëputje të territoreve nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodes. Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë dhe jo një konflikti të ri. Një marrëveshje e tillë mes nesh dhe Serbisë do të jetë kontribut për paqe dhe stabilitetin e Ballkanit”.

Ai ka ripërsëritur se kërkesa e Luginës për tu bashkuar me Kosovës është legjitime, por që synim është që përmes korrigjimit të merret territor e jo të jepet.

“Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve e as krijim të Serbska Republika në Kosovë. Korrigjim të kufirit do të ketë, e theksoj sot shumë hapur dhe fuqishëm, jam në favor që ta plotësoj kërkesën e Preshevës dhe Medvegjës e Bujanocit në demarkimin e kufirit me Serbinë jemi që ato t’i marrim”.

“Kjo temë është institucionalizuar nga ana ime dhe është legjitime dhe e drejtë respektimi i kësaj teme. Këto ditë kam dëgjuar ide të ndryshme nga individ të partive mirëpo nuk do të lejoj ide për ndarje korrigjim apo shkëmbim. Në këtë drejtim jam për me marr, dhe jo me dhënë”.

“Mund të humbin vëmendjen e BE-së nëse nuk arrijmë marrëveshje me Serbinë”

Thaçi tha se pa njohje të Serbisë, Kosova do të mbete prapa në rrugën drejt BE-së, raporton EO.

“Interes i të gjithë neve është konsolidimi i neve në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtarë. Anëtarësimi në BE dhe në NATO arrihen duke përmbushur reformat e brendshme”.

“Na është bërë e qartë në Samitin e Sofjes që kusht thelbësor për tu bashkuar në BE është përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore. Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë dhe na mbetet edhe me Serbinë. Tani është koha për marrëveshjen e madhe historike mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Nëse humbasim rastin për marrëveshje, në zgjedhjet e Bashkimit Evropian rrezikojmë të kemi më pak vëmendje dhe të gjendemi të mbyllur. Nëse lëshojmë këtë momentum rrezikojmë të mbetemi poshtë në interesin e Bashkimit Evropian. Po kërkojmë që të dinamizohen proceset dhe të kemi njohje reciproke”.

Presidenti Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Image may contain: 1 person, sitting, suit and indoor

Image may contain: 4 people

Të ngjashme