Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se synim i Republikës së Kosovës është stabiliteti i qëndrueshëm ekonomik për një perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë me vendet e rajonit.
Kështu është shprehur Thaçi në facebook, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin tha se do të paraqes rrugën e zgjedhur të vendit.
“Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.