Thaçi takon ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 14:37 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, duke e falënderuar për mbështetjen që Qeveria e Shqipërisë i jep Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe ne po mësojmë nga përvoja 105-vjeçare e shtetit shqiptar”, u shpreh presidenti Thaçi, duke vlerësuar lart kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale, si pjesë e NATO-s.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të rajonit në Aleancën Veriatlantike, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës, do të zgjidhte problemet e sigurisë me të cilat përballet rajoni.

Ajo theksoi se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe atasheun ushtarak rezident në Kosovë.

“E mbështesim transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura”, u shpreh ajo.

Presidenti Thaçi dhe ministrja Xhaçka kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilin janë pajtuar se mund të thellohet edhe më shumë.

Kreu i shtetit ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë model i profesionalizmit dhe i shumetnicitetit, si dhe ka shprehur bindjen se transformimi i saj në ushtri do të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, bashkësinë ndërkombëtare, si dhe me të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

 

Të ngjashme