Nuk dihet sa shqiptarë mund ta kenë lexuar, por New York Times po e sugjeron këtë libër për lexuesit e huaj në mbarë botën.
“Kamarja e turpit”, (THE TRAITOR’S NICHE) shkruar nga Ismail Kadare përkthyer nga John Hodgson. Romani është botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”
Ai ka në qendër fatin e Ali Pashë Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror.
Ja si e përshkruan romanin gazeta amerikane:
“Kamarja e turpit”, libri i cili flet për një kokë të prerë të pashait rebel që shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman të zymtë shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978. Një legjendë alegorike për diktaturën e shekullit të 20-të. “Ky roman zbulon – në mënyrë të shkëlqyer, të përmbledhur dhe komike, se shteti ekziston, në mënyrën e vet, dhe bashkë me të një kokë e frikshme,” shkruan lexuesi ynë Jason Goodwin. “Një Medusa, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar”.
Në listën e librave, prestigjozja New York Times rekomandon dhe tituj si: