Themelimi i Asociacionit jashtë nenit 44, e dëmton rëndë ligjërisht dhe politikisht të ardhmen e Kosovës

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 22:22 | Nga Meliza Haradinaj Stublla

Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ NUK do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit (me kompetenca jashtë nenit 44 të Kushtetutës)!

Secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44 – madje edhe vetëm dërgimi i draftit në Kushtetuese – e dëmton rëndë jo vetëm ligjërisht, por edhe politikisht të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Këtë obligim Kosova e ka kryer në vitin 2015, kur edhe Serbia është pajtuar me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e hodhi poshtë substancën e konceptit të këtij Asociacioni dhe udhëzoi institucionet që të implementojnë një version që nuk del jashtë nenit 44 (mes tjerash).

(Autorja ka qenë ministre e Punëve të Jashtme e Kosovës)

Të ngjashme