Themelorja në Gjilan: Për tre muaj zgjidhëm më shumë lëndë se që pranuam

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Gjilanit ka thënë se në tremujorin e parë të vitit 2019 ka zgjidhur një numër më të madh të lëndëve, në krahasim me ato të pranuara.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë të mbajtur ditën e martë, nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, i cili ka shtuar se kjo Gjykatë ka trashëguar 17356 lëndë, ndërkohë ka pranuar 3111 lëndë, gjithsejtë në punë 20467 lëndë.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është arritur të zgjidhen 3611 lëndë, ndërsa kanë mbetur edhe 16856 lëndë në punë, shprehur në përqindje efikasiteti është 116 %.

Për më tepër ai ka shtuar se një prioritet u është dhënë lëndëve të vjetra.

“Gjykata jonë është angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e lëndëve të vjetra, në mënyrë që palët mos të presin me vite të tëra, gjithashtu dhe lëndëve të natyrës së korrupsionit”, ka thënë Azizi.

I pari i gjykatës ka përmendur që shumë shpejt do të bëhet lansimi i uebfaqes së Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme