Thënie të mençura nga Hermann Hesse

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Hermann Hesse (1877 – 1962) është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Krahas shkrimeve në prozë, Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.

Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milionë ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.

Hesse njihet dhe si aforist, filozof dhe piktor. Më poshtë, EO sjell një përmbledhje të disa prej aforizmave të tij më të njohura:

Njeriu i etur për pushtet, gjen shkatërrimin e vet tek pushteti. Njeriu i etur për para, gjen shkatërrimin e vet tek paraja.

Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë.

Kur urrejmë dikë, urrejmë tek ai diçka që është brenda nesh. Çfarë nuk është pjesë e jona, nuk na trazon fare.

Ji vetvetja! Mos i lejo partnerit të të ndryshojë, pasi, kur t’ia ketë arritur, do të jetë lodhur me ty.

Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.

Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.

Feja, ashtu si dashuria, nuk kalon përmes arsyes.

Sa më vështirë të arrihet diçka, aq më shumë dëshirohet.

Jeta e njerëzve që punojnë është bajate. Interesante është jeta e atyre që sorollaten.

Në natyrë nuk ka asgjë aq të pabesë, të egër dhe mizore, sa njeriu.

Sa më vështirë të arrihet diçka, aq më shumë dëshirohet.

Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.

Si të gjitha vlerat e vërteta, dashuria nuk mund të blihet.

Shumica e njerëzve nuk pranon të notojë para se të mësojë not.

Çfarë do të ishte dashuria pa rrezikun?

Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron.

Vlera e tepërt që i japim minutave, ngutjes, që është në epiqendër të mënyrës sonë të jetesës, është padyshim armiku më i madh i lumturisë sonë.

Praktika duhet të jetë produkti i reflektimit, jo e kundërta.

Mund të blihet kënaqësia, por jo dashuria.

Atë që natyra kërkon nga njeriu është e shkruar brenda secilit prej nesh.

Dhimbjet, zhgënjimet dhe melankolia nuk shërbejnë për të na hequr vlerat dhe dinjitetin, por për të na rritur.

Lumturia nuk është kur na duan. Lumturia është kur duam ne.

Vetmia është pavarësi.

Fati dhe karakteri janë dy emra të të njëjtit koncept.

Jeta e njerëzve që punojnë është bajate. Interesante është jeta e atyre që sorollaten.

Ai që zotëron guxim dhe karakter, bëhet shqetësim për ata që i rrinë pranë.

Njeriu dallohet nga pjesa tjetër e natyrës sidomos nga një shtresë gënjeshtrash që e mbështjell dhe e mbron.

Nëse kemi frikë dikë, njohim tek ai një forcë mbi ne.

Një pjesë të mirë të ëndrrave tona i jetojmë me intensitet më të madh sesa pjesën e ekzistencës zgjuar.

Askush nuk ëndërron gjëra që nuk i përkasin.

E keqja lind gjithmonë ku dashuria nuk mjafton.

Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.

Dija nuk mund të përcillet. Dija që i mençuri përpiqet të përcjellë ngjan përherë si çmenduri.

Për të gjithë, edhe për më fatlumët, dashuria fillon me një dështim.

Dashuria është dëshirë e urtësuar. Dashuria nuk dëshiron të ketë, dëshiron vetëm të dojë.

Vetëm ai që ka nevojë për një prekje delikate di të prekë me delikatesë.

Dashuria vuhet, por sa më shumë vuhet me përkushtim, aq më të fortë na bën.

Një artist i zoti është i destinuar të jetë i palumtur në jetë: sa herë që ka uri dhe hapën zymbylin e tij, gjen vetëm perla.

Në zanafillë të çdo arti është dashuria. Vlerat dhe madhësitë e një arti përcaktohen mbi të gjitha nga aftësia e dashurisë së artistit.

Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.

Fëmija mund të marrë nga prindërit hundën, sytë, madje dhe inteligjencën, por jo shpirtin. Shpirti është risi, në secilin njeri.

Feja, ashtu si dashuria, nuk kalon përmes arsyes.

Dija nuk mund të përcillet. Dija që i mençuri përpiqet të përcjellë ngjan përherë si çmenduri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme