Thënie të mençura nga Leo Longanesi

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Leopoldo Longanesi (1905-1957) ishte shkrimtar, gazetar, botues, piktor, autor vizatimesh, karikaturist dhe aforist italian.

Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur një përmbledhje me thëniet e tij më të bukura:

Një budalla është një budalla. Dy budallenj janë dy budallenj. Dhjetë mijë budallenj janë një forcë politike.

Abuzim pushteti, i zbutur me konsensusin popullor: kjo është idealja e demokracisë sonë.

Nuk mungon liria. Mungojnë njerëzit e lirë.

Kush shkatërron, nuk paguan dhe bëhet qeveritar.

Ka njerëz kaq egocentrikë saqë do të donin të ishin nusja kur janë në dasëm dhe i vdekuri kur janë në funeral.

Gjeneralët nuk e dinë se betejat i fitojnë historianët.

Gazetari i aftë është ai që i përshkruan mirë gjërat që nuk di.

Intervista është një artikull i vjedhur.

Modernja vjetrohet. E vjetra kthehet në modë.

Dashuria është pritja e një gëzimi që kur vjen na bajat.

Nuk ia keni idenë për idetë e njerëzve pa ide.

Paradoksi është luksi i njerëzve të mëdhenj. E vërteta është vendi i përbashkët i njerëzve mediokër.

Ka edhe dhimbje luksi, që i sjellin lavdi atij që i duron.

Nuk janë idetë që më trembin, por fytyrat që përfaqësojnë këto ide.

Fantazia ime ka ngecur: kam nevojë për një padrejtësi të vogël.

Çdo gjë që nuk di e kam mësuar në shkollë.

Kur të jemi të lirë të themi gjithë të vërtetën, nuk do ta mbajmë mend më.

Filozofët s’kuptojnë asgjë nga arti, ndërsa artistët kuptojnë shumë nga filozofia: kjo do të thotë se arti është edhe filozofi, por filozofia nuk është art.

Një vit kalon shpejt, një muaj nuk kalon kurrë.

Borxhet e mirënjohjes shlyhen me antipati brenda njëzetekatër orësh.

Paraqitja ka për mua një vlerë të jashtëzakonshme dhe gjykoj gjithçka nga veshja. Kam guximin të jem sipërfaqësor.

Liri mendimesh në një vend pa mendime.

Një ide që nuk gjen vend ku të rrijë është e aftë të bëjë revolucion.

Më beso mua: mos beso në asgjë.

Pasuria jonë është rrëmuja, që është edhe varfëria jonë.

Të gjitha revolucionet nisin rrugëve e mbarojnë në tavolinë.

Kërkonte revolucionin e gjeti rehatinë.

Borgjezia jonë i do fëmijët e saj të llastuar e rebelë.

Nëse ka një gjë që në Itali funksionon, ajo është rrëmuja.

Asgjë nuk mbrohet me më tepër zell se ato ide në të cilat nuk besohet.

Problemet shoqërore nuk zgjidhen kurrë, por plaken, dalin prej mode dhe harrohen.

Virtyti magjeps, por ekziston përherë shpresa brenda nesh se mund ta korruptojmë.

Nacionalizmi është i vetmi ngushëllim i popujve të varfër.

Kujtimet janë si ëndrrat: interpretohen.

Një popull që s’është i mirë për asgjë, është i aftë për çdo gjë.

Varfëria është falas.

Jetuan të palumtur sepse kushtonte më pak.

Disave, kur u bie zilja e ndërgjegjes, bëjnë sikur nuk janë në shtëpi.

Mos blini piktura të artit modern: bëjini vetë.

Amvisë: një jetë e shpenzuar duke bërë shpenzime.

Sinqeriteti është një formë primitive të shprehuri.

Gjithçka që ëndërron një shoqëri e themeluar mbi punën është pushimi.

Më mirë të punësojmë një zëvendës sesa të marrim përgjegjësitë.

Nuk duhet mbështetur shumë tek parimet, sepse pastaj lakohen.

Ka vetëm një modë të madhe: rinia.

Mërzia ndjek rregullin dhe paraprin stuhitë.

Liria çon drejt obezitetit.
Kujtimet interpretohen si ëndrrat.

E kundërta e asaj që mendoj më josh si një botë përrallore.

Ishte kaq budalla saqë kërkonte në Bibël adresën e një restoranti të mirë në Palestinë.

Historisë nuk i kërkohet as numri i të vdekurve dhe as kostoja e punëve të mëdha.

Profesori i gjuhëve të vdekura u vetëvra, për të folur gjuhët që njihte.

Vetëm nën diktaturë mund të besohet tek demokracia.

Arti është një apel, të cilit shumë i përgjigjen pa i thirrur fare.

Ka njerëz që nuk besojnë në Zot, por besojnë në leverdinë e të besuarit në Zot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme