Thënie të urta nga humoristi amerikan Josh Billings

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Josh Billings ishte emri letrar i humoristit amerikan të shekullit 19-të Henry Wheeler Shaw (1818 – 1885).

Ai ishte një shkrimtar i famshëm i humorit dhe profesor universitar. Ai shpesh është krahasuar me shkrimtarin Mark Twain.

Gjeni më poshtë një përmbledhje nga Ekonomia Online me thëniet e tij më të mençura:

Përvoja shton mençurinë, por s’e pakëson çmendurinë.

Problemi i shumë njerëzve nuk është injoranca e tyre, por fakti se nuk e dinë që janë injorantë.

Shkenca është letërsia e së vërtetës.

Suksesi nuk është të mos gabosh kurrë, por të mos bësh dy herë të njëjtin gabim.

Përvoja është një shkollë ku njeriu mëson se sa i pamend ka qenë.

Mëshira nuk kushton asgjë e nuk vlen asgjë.

Urrejmë ata që nuk i pranojnë këshillat tona dhe përçmojmë ata që i pranojnë.

Jeta nuk është të kesh letra të mira, por të dish të luash mirë me letrat që ke.

Nuk ka hakmarrje aq të plotë sa falja.

Kur kemi fat, ua veshim meritën aftësive tona. Për fatkeqësitë fajësojmë hyjnitë.

Mënyra më e mirë për të bindur një idiot që e ka gabim është ta lejosh të bëjë sipas mendjes së tij.

Njohja e vetvetes nuk është vetëm gjëja më e vështirë, por edhe gjëja më bajate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme