Thëniet më të bukura nga Carl Jungu

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Carl Gustav Jung ishte një psikolog dhe filozof. Ai ishte një impuls për të zgjeruar ndërgjegjen e njeriut, në pothuaj çdo manifestim të neurozës apo depresionit.

Gjeni më poshtë një përmbledhje nga Ekonomia Online të thënieve më të rëndësishme të tij:

Të mendosh është e vështirë, prandaj shumica e njerëzve gjykojnë.

Nëse një njeri di më shumë se të tjerët, ai bëhet i vetmuar.

Nuk lëndohemi vetëm dhe nuk shërohemi vetëm.

Bota do të të pyesë se kush je. Nëse nuk e di, bota do të të tregojë.

Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.

Të bësh pyetjen e duhur është tashmë gjysma e zgjidhjes së një problemi.

Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë.

Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve.

Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.

Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.

Me të vërtetë jeta nis në moshën 40-vjeçare. Deri atëherë, thjesht je duke bërë hulumtime.

Personalitetet tona janë pjesë e botës që na rrethon, dhe misteri i tyre është gjithashtu i pakufi.

Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem.

Ta dish errësirën tënde është metoda më e mirë për t’u marrë me errësirat e të tjerëve.

Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.

Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të ta drejtojë jetën dhe ti këtë drejtim do ta quash fat.

Ji mirënjohës për vështirësitë dhe sfidat që i ke, meqë në to ka bekime. Në fakt, njeriu ka nevojë për vështirësi. Ato janë të domosdoshme për rritje personale të shëndetshme, për formim të personalitetit stabil dhe për vetaktualizim.

Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.

Gjithsecilin që do ta takosh ka dituri për diçka që ti nuk e di, po që ke nevojë ta dish. Mëso prej tyre!

Unë nuk jam ajo çfarë më ndodhi. Unë jam ajo që përzgjedh të bëhem!

Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme