Thëniet më të bukura nga Karl Kraus

Prishtinë | 09 Nën 2024 | 02:27 | Nga Ekonomia Online

Karl Kraus (1874 – 1936) ishte shkrimtar, gazetar, aforist, humorist, eseist, komediograf, poet dhe autor satirik.

Ekonomia Online sjell për lexuesit një përmbledhje me thëniet më të bukura nga personalitet i shquar austriak.

Sekreti i politikanit është të shfaqet po aq budalla sa dëgjuesit e tij, në mënyrë që këta të besojnë se janë po aq të zgjuar sa ai.

Lirinë e mendimit e kemi. Tani na duhet mendimi.

Ka budallenj të cekët e budallenj të thellë.

Kush s’ia bën gropën tjetrit, ia bën vetit.

I dobëti është në mëdyshje para vendimit, i forti pas vendimit.

Jeta familjare është një ndërhyrje në jetën private.

Të drejtat e grave janë detyrimet e meshkujve.

Gazetari është ai që, në fund, dinte çdo gjë që në fillim.

Diplomacia është një lojë shahu në të cilën u jepet “shah mat” popujve.

Vesi e virtyti janë të afërm si karboni e diamanti.

Të kesh një mendim e të mos dish ta shprehësh: kjo është ajo që e kthen njeriun në një gazetar.

Pendesat janë impulset sadiste të krishtërimit.

Nëse duhet patjetër të besoj në diçka që nuk shihet, atëherë preferoj të besoj më mirë tek mrekullitë sesa tek bakteret.

Si nisin luftërat? Politikanët u tregojnë gënjeshtra gazetarëve dhe pastaj politikanët u besojnë gjërave që lexojnë në gazeta.

Misioni i fesë është të ngushëllojë qeniet njerëzore që shkojnë drejt gijotinës.

Psikoanaliza është profesioni që lidh çdo gjë që ndodh në botë me çështjet seksuale, përveç profesionit të tyre.

Nuk jam pro femrave; jam kundër meshkujve.

Përderisa ligji e ndalon mbajtjen e kafshëve të egra në shtëpi dhe kafshët shtëpiake nuk më japin asnjë kënaqësi, parapëlqej të mos martohem.

Para se të pësohej jeta do duhej të na drogonin.

Femra ngatërron njërin me të gjithë, mashkulli të gjitha me njërën.

Progresi teknik do të lërë të hapur vetëm një problem: brishtësinë e natyrës njerëzore.

Kush është i aftë të mendojë, mendon edhe nëpërmjet kontradiktave.

Nëse dy veta kanë të njëjtin mendim, ai s’i përket atij që e ka pasur i pari, por ai që e ka pasur më të mirë.

Të thuash të vërtetën pabesisht duhet të konsiderohet e pandershme.

Vlerësimi i një femre nuk mund të jetë kurrë i drejtë, por çdo mbivlerësim apo nënvlerësim i saj është i merituar.

Kultura është ajo që shumica përfton, që shumë tejçojnë e që pak zotërojnë.

Jo dhuna, por dobësia, më fut tmerrin.

Mashkullit, pasqyra i shërben vetëm për sqimën e tij, femrës i nevojitet për t’u siguruar rreth personalitetit të saj.

Nuk ka gjë më të padepërtueshme se cektësinë e femrës.

Art është çfarë bota do të bëhet, jo çfarë bota është.

Një femër që nuk di të jetë e shëmtuar, nuk është e bukur.

Femra e vërtetë gënjen për kënaqësinë. Tjetra kërkon kënaqësinë për të gënjyer.

Urrejtja duhet të jetë e frytshme, përndryshe është më mirë të dashurosh.

Vetmia do të ishte një gjendje ideale po të mund të zgjedhnim njerëzit për të shmangur.

Shpesh na duhet të zbulojmë se përse jemi të hareshëm. Por, gjithmonë e dimë se përse jemi të trishtuar.

Nganjëherë femra është një surrogat i shkëlqyer i masturbimit. Patjetër, duhet edhe shumë fantazi.

Erotizmi është për seksualitetin siç është fitimi për humbjen.

Ka ardhur koha që fëmijët t’i përditësojnë prindërit mbi misteret e jetës seksuale.

Nuk ia ke idenë se sa e vështirë është të kthesh një fakt në mendim.

Të gënjesh për nevojë është përherë e falshme. Por ai që thotë të vërtetën pa qenë i detyruar, nuk meriton asnjë lloj mëshire.

Trashamanësia zgjohet herët, ja pse shumica e ngjarjeve ndodh paradite.

Pushteti censuron vetëm kunjat që arrin të kuptojë.

Dhoma martesore është bashkëjetesa e brutalitetit dhe flijimit.

Dënimet shërbejnë për të frikësuar ata që nuk kanë ndër mend të bëjnë mëkate.

Kush vallë do të donte ta flakte tej gabimin që ai vetë ka sjellë në botë për ta zëvendësuar me një të vërtetë të përshtatur?

Bota është një burg ku parapëlqehet qelia e izolimit.

A do ta gjej ndonjëherë kohën për të mos lexuar shumë gjëra?

Njeriu inteligjent lëshon pe, por vetëm nëse është bërë inteligjent në kurriz të vet.
Nuk ka gjë më të trishtë se një poshtërsi që nuk ka dhënë fruta.

Një aforizëm nuk duhet detyrimisht të jetë e vërtetë, por duhet ta tejkalojë të vërtetën.

Psikoanalistët: mos u merrni me ta, nuk shërbejnë për asgjë. Por janë piktoreskë.

Besimet fetare e kanë të qartë se të besosh do të thotë të mos dish asgjë.

Dashuria e të afërmit nuk është më e mira, por është më e rehatshmja.

Një kokë e sëmurë mund t’i veshë një femre të gjitha mëkatet që dhjetë trupa të shëndetshëm nuk kanë bërë me të.

Gjuha është nëna, dhe jo shërbëtorja e mendimit.

Njihja njërin që teksa fliste, fuste gishtat në hundë, dhe s’ishte hunda e vet.

Megalomania nuk është ta dish veten më të mirë nga ç’je, por ta dish veten për atë që je.

Imoraliteti i mashkullit triumfon mbi amoralitetin e femrës.

Një poezi është e mirë derisa e di se e kujt është.

Shpeshherë, mosmirënjohja është krejt e shpërpjesëtuar me të mirën e përftuar.

Pjesa dërrmuese e bashkëkohësve të mi janë pasoja e trishtë e një aborti të munguar.

Ai që di të shkruajë aforizma nuk duhet të hallakatet duke shkruar ese.

Aftësia gjeniale që ka zonjusha për të harruar është diçka e ndryshme nga talenti i zonjës që nuk arrin të kujtojë.

Nëse një femër ka gjëra inteligjente për të thënë, le t’i thotë; por edhe në atë rast, heshtja e një fytyre të bukur, nuk resht së qenët magjepsëse.

Në gëzime e hidhërime, në çdo situatë, femra ka nevojë për pasqyrën.

Kur nuk di të shkruash, më lehtë shkruhet një roman se një aforizmë.

Një prej sëmundjeve më të përhapura është diagnoza.

Kush ka diçka për të thënë, të bëjë përpara e të heshtë.

Të përftosh imazhin e botës me një shikim është art.

Kur dielli i kulturës është i ulët, xhuxhët duken gjigantë.

Xhelozia është një lehje qensh që ndjell hajdutë.

Kuptoj fëmijët që luajnë ushtarësh, por jo ushtarët që luajnë fëmijësh.

Urrejtja që flet vetëm përmes vështrimeve është vuajtje.

Shpresojmë që të mos na vjedhin gjë, përndryshe do të kemi probleme me policinë.

Shpesh talenti është mangësi karakteri.

Një femër duhet të ketë një pamje kaq inteligjente, saqë pamendësia e saj, të na shfaqet pastaj, si një surprizë e këndshme.

T’i rrëfejmë vetes njëherë e mirë, se që kur u shfaqen të drejtat e njeriut, bëhet jetë qeni.

Psikoanaliza është ajo sëmundje mendore në të cilën mendon se je terapia.

Skandali fillon kur policia i jep fund.

Djalli është optimist nëse mendon se mund ta përkeqësojë njeriun.

Nxënësit hanë atë që mësuesit kanë përtypur.

Narcizizmi është i pazëvendësueshëm për shpirtin dhe bukurinë.

Lufta, fillimisht, është shpresa që njërit do t’i shkojë më mirë, pastaj pritja se mos tjetrit do t’i shkojë më keq, më pas kënaqësia që tjetri nuk është hiç më mirë dhe në fund surpriza që të dyve po u shkon më keq.

Mirë se të vijë kaosi, pasi rregulli nuk funksionoi.

Mashkulli qejfli, që mburret se u deshifroi femrave misteret e dashurisë, është si turisti që me të zbritur në stacion nis t’i tregojë bukuritë e qytetit udhërrëfyesit vendas.

Ironia sentimentale është si një qen që i hungërin hënës ndërkohë që shurron mbi varre.

Vetëm kush e punon tokën me kaun e huaj, e punon me kaun e artë.

Gazetar është një njeri që s’ka mendim dhe arrin ta shprehë.

E zeza mbi të bardhë: tani gënjeshtra paraqitet kështu.

Ka femra që nuk janë të bukura, por duken të tilla.

Femrat duan të vërdallisen të veshura e të shihen të zhveshura.

Fantazia nuk ndërton kështjella në ajër, por shndërron barakat në kështjella në ajër.

Kozmetika është shkenca e kozmosit të femrës.

Erotizmi i mashkullit është seksualiteti i femres.

Artist është veç ai që di të bëjë me zgjidhjen një enigmë.

Ai e bindi atë të bënte çfarë donte ajo.

Aforizma nuk përputhet kurrë me të vërtetën: ose është një gjysmë e vërtetë, ose një e vërtetë e gjysmë.

Nuk mjafton të mos përshëndesësh. Nuk përshëndetën as njerëzit që nuk njihen.

Për të qenë e përsosur i mungonte vetëm një mangësi.

Ka nga ata trena aq të papërpiktë saqë nuk u pëmbahen as vonesave të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme