Theret me thikë një femër në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therë me thikë nga një femër tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:05 në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therë me thikë nga e dyshuara femër kosovare . Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme