Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i plagosur.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën:
A. K , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili kishte marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar:
A. L , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (është liruar në procedurë të rregullt) dhe Sh. M , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.