Theret një 19-vjeçar në Drenas

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje mes disa të rinjve sot në Drenas ka përfunduar me therjen e një 19-vjeçari.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, janë identifikuar dy persona të dyshuar për këtë rast.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast pilicia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme