Theret një i mitur në Mitrovicë

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është therur me thikë mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, po ashtu i mitur. Ai deklaroi se rasti ka ndodhur sot në sheshin “Skënderbeu”, rreth orës 09:45.

“Sot, rreth orës 09:45 është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në  sheshin ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur”, ka thënë Zahiti.

Të ngjashme