Theret rëndë një grua në Britani, i dyshuari në arrati

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Një person theri me thikë një grua jashtë një supermarketi në mes të ditës së sotme dhe u arratis, pranë dyqanit në Headington të Oksfordit.

Viktima pësoi plagë të rënda.

Është një epidemi e tmerrshme e vrasjeve në Britani, pasi dhjeshtë adoleshentë u vranë me thikë në rreth dy muaj.

Viktima, e menduar fillimisht të jetë një adoleshente, por tani e përshkruar nga policia si një grua, u transportua në spital me plagë të rënda.

Dëshmitarët thanë se panë një pellg me gjak në dysheme dhe së paku 10 policë në vendngjarje.

Një punonjës pranë marketit tha për Oxford Mail: “Unë sapo erdha për të punuar dhe pashë policinë.

“E pashë vajzën e shtrirë në tokë në parkun pranë makinave, dukej si adoleshente. Mjekët ishin aty, ajo po fliste por ishte shumë keq”.

Aktualisht në Britani është një epidemi e tmerrshme e vrasjeve, pasi dhjetë adoleshentë u vranë me thikë në rreth dy muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme