Policia e Kosovës, njofton se një grua ka raportuar se persona të panjohur ia kanë therur me mjet të mprehtë djalin e saj të mitur.
Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.