Bayern Munich tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës.
Bavarezët në çerekfinale do të takohen me skuadrën spanjolle të Sevillës, e cila eliminoi Manchester Unitedin.
Rreth shortit dhe objektivave të skuadrës gjermane ka folur sulmuesi Thomas Muller, i cili beson se skuadra ku luan do të arrij gjysmëfinalen.
“Shorti ynë është i mirë, presim të kalojmë në rrethin tjetër. Kemi shumë besim, pasi jemi Bayern Munich”.
“Duam të luajmë me besim në këtë turne dhe jo vetëm të shkojmë sa më larg, por edhe me pak fat do ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit kur kemi mbërritur në finale, duam ta arrijmë me çdo kusht atë ndeshje”, tha Muller.
Theksojmë se takimi i parë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 4 prill në Spanjë ndërsa një javë më pas do të luhet loja e kthimit.
Ndryshe, Bayerni është shumë pranë titullit të kampionit në Bundesliga, kurse Sevilla aktualisht renditet e pesta në La Liga.