“Ti je manipulues dhe besëprerë”- Plas keq në “Big Brother VIP”, konkurenti “kërcënon” hapur Santianën

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Miqësia e Santiana Malokut dhe Bucit është krisur pasi mbrëmjen e djeshme dyshja kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në “Big Brothyer VIP Kosova”.

E teksa ata nuk ndanin të njëjtat mendime së bashku, në një moment situata ka degraduar në ofendime.

Ka qenë modelja e cila i tha Bucit: “Ti je mashtrues, ti je dyfytyrësh, ti je manipulues dhe besëprerë. As nuk do të merrem më me të, nëse merrem hajde dhe pështyni në fytyrë të gjithë.”

“Më trego se pse jam besëprerë, pse nuk po rri më me ty? Unë krejt gjërat ti kam mësuar ty, javën tjetër do të të përcjellë ty”– iu drejtua Buci duke e “kërcënuar” së javën tjetër do ta nxjerrë nga “BBVIPK”.

Të ngjashme