Mijëra tifozë të gëzuar të Napolit kanë pushtuar aeroportin e Napolit duke bllokuar rrugët që çojnë në aeroport, për të pritur skuadrën pas fitores së famshme 1:0 të dielën mbrëma në udhëtim ndaj Juventusit, fitore që ngjalli garën për titull të Serie A të Italisë.
Mediumet italiane kanë llogaritur se 10 mijë deri në 20 mijë tifozë po prisnin skuadrën që ka arritur në mesnatë, pas ndeshjes në Torino, shkruan Koha Ditore.
Fotografitë dhe videoxhirimet kanë shfaqur autobusin e skuadrës duke kaluar nëpër turmën e tifozëve që këndonin, valonin panot dhe ndiznin fishekzjarrë.
Tifozët po ashtu ndezën fishekzjarrë nëpër qytet me t’u dëgjuar fishkëllima e fundit e referit, për të festuar në sheshet publike, pasi goli me kokë i Kalidou Koulibalyt në minutën e fundit të ndeshjes i siguroi Napolit fitoren ndaj Juventusit.