Tirana lanson aplikacionin për linjat e autobusëve

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 08:21 | Nga

Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.

Me moton që programuesit duhet të bëjnë diçka të mirë edhe për komunitetin, Akili u ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Tiranës me aplikacionin më të ri, Tirana Public Transport që tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve.

“Aplikacioni funksion duke marr të dhënat e të gjitha linjave të autobusit me anë të pajisjeve GPS, të instaluara në shumicën, 99% të autobusëve në Tiranë. Pikat blu në hartë janë vendndodhja e autobusëve në kohë reale, e cila përditësohet çdo 10 sek”, u shpreh Akil Rajdho, programues i TPT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme