Tiranë, 21 të arrestuar dhe 94 patenta të pezulluara

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lagështirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë:

  • 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.
  • 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
  • 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
  • 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.
  • 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.
  • Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme./Top Channel
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme