Tjetër rast tragjik në Spitalin e Pejës, dyshohet se nga pakujdesia e mjekëve vdiq një i porsalindur

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.

Rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Kujtojmë se po në këtë spital ka ndodhur edhe një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar, ku stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët.

Të ngjashme