Todosijeviqit i shtyhet afati i vuajtjes së dënimit

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Anëtarit të Listës Serbe dhe ish ministrit në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, i është shtyrë koha e nisjes së vuajtjes së dënimit me burgim.

Kjo për Klan Kosova është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se me kërkesë të mbrojtësit të të dënuarit I.T. është shtyrë data e paraqitjes për vuajtje të dënimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Todosijeviq është dënuar me burgim prej dy vjetësh për shkak të mohimit të Masakrës së Reçakut ku ishin vrarë 45 shqiptarë.

Të ngjashme