Toger Ismail Sekiraqa, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e ShBA-ve, është liruar nga të gjitha aktakuzat dhe sot ka arritur në Kosovë.
Në një njoftim për media thuhet se togeri Sekiraqa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) ka ndjekur trajnimin bazik për oficer të njësisë së Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike (MKAB), nga 16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy paleshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes.
“Togeri Ismail Sekeriqa në qershor të këtij u arrestua në SHBA nën dyshimin për abuzim seksual dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore toger Ismail Sekiraqa është shpallur i pafajshëm nga gjykata kompetente e SHBA-ve. Toger Ismail Sekiraqa deri sa ishte i arrestuar, nga Bordi Disiplinor i FSK-së ka qenë i suspenduar me pagesë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, bëhet e ditur nga njoftimi.
Pas deklarimit të gjykatës, i pafajshëm, ai do të kthehet në vendin e punës, në njësinë e ku ka punuar më parë.