Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatin Lismir të Fushë Kosovës. Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore janë dëmtuar rëndë, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë, sot temperaturat e ulëta kanë bërë që uji i grumbulluar të ngrijë, duke e mbuluar rrugët me akull dhe duke vështirësuar qarkullimin.

