Tolaj intervistohet për rektor të UP-së: Punën që unë e bëj për 8 muaj, dikush s’mund ta bëjë për 48 muaj

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 12:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Ilir Tolaj, po e synon postin e të parit të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë prezantimin e planit të tij, duke e konsideruar UP-së si institucionin më të rëndësishëm në vend që për 20 vjet nuk ka arritur përparimin që ai do të dëshironte.

Kur foli për plagjiaturën në këtë institucion, tha se për këtë çështje duhet të ketë rregulla e kritere të veçanta.

Ai vetë është i akuzuar nga organizata ORCA se temën e ka plagjiat nga një punim në gjuhën angleze, e për këtë pati një sqarim interesant: “Ata të cilët e dinë që punojë shumë, e dinë që atë punë që unë mund ta kryejë për 8 muaj dikush nuk mundet ta kryejë për 48 muaj”.

“UP është institucioni më rëndësishëm i arsimit në vend. Në 20 vjet e pas luftës përparimi nuk ka qenë në shkallën që nuk kishim pasur dëshirë. Mundësitë janë të kufizuara kur ndërpritet një mandat papritur”.

“Tema kryesore e çdo programi është plagjiatura. UP do të duhet të ketë kritere për këtë dukuri. Çdo temë është lehtë e realizueshme, para pranimit duhet t’i nënshtrohet kontrollit anti-plagjiat”.

“Ata të cilët e dinë që punojë shumë, e dinë që atë punë që unë mund ta kryejë për 8 muaj dikush nuk mundet ta kryej për 48 muaj”.

“UP-ja do të ketë rregullin e vet çka konsideron plagjiat”.

Për pozitën e rektorit të UP-së kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.

Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme