Tollovi në Komunën e Prishtinës, del nga funksioni sistemi elektronik, vuajnë qytetarët

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ka dy ditë që qytetarët e Prishtinës nuk po arrijnë të kryejnë obligimet e tyre, në kryerjen e pagesave dhe taksave për shkak të sistemit elektronik i cili ka dal jashtë funksionit.

Një numër i madh i tyre, shihen duke pritur nëpër oborrin dhe korridorin e objektit të komunës pa marrë ndonjë përgjigje.

Ata janë ankuar në adresë të IndeksOnline se kanë bërë pyetje në komunë duke kërkuar kështu të dinë pse po ndodh kjo situatë, por se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Komuna e Prishtinës ka dal me një njoftim për medie, ku ka bërë të ditur se ky sistem, nuk varet dhe nuk mbikëqyret nga komuna por nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ata kanë theksuar tutje se kanë kërkuar të dinë më shumë nga kjo ministri por se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Komuna tutje ka njoftuar se tash nga sistemi elektronik do të kalojnë në atë manual nëpër sportele, duke njoftuar qytetar se një veprim i tillë do të bëhet që nga nesër me datën 10 qershor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Ju njoftojme se qe nje kohe te gjate, e ne vecanti ne dy ditët e fundit, ne Komunen e Prishtines nuk eshte duke funksionuar sistemi elektronik per sherbimin e qytetareve/INTRANET. Sistemi eshte qendror dhe menaxhohet e mirembahet nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal (MAPL).

Perkunder raportimit te vazhdueshem per kete ceshtje ne Ministrine e Administrimit te Pushtetit Lokal dhe Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Administrates, deri me tani nuk eshte ndermarre ndonje veprim.

Andaj, ju informojme se nga neser, e enjte, 10 Qershor, Komuna e Prishtines do te ofroje sherbime manuale ne sportele.

Ju kerkojme falje per krijimin e rradheve te gjata dhe pritjeve per te marre sherbime dhe shpresojme ne reagimin e shprejte te Ministrise per te rregulluar kete problem teknik.

Ju falemnderit paraprakisht per mirekuptimin!

Komuna e Prishtines

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme