Tom Doshi përplaset me Edi Ramën në parlament

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 14:04 | Nga

Derisa Edi Rama ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendin në lidhje me sfidat që e presin Shqipërinë pas rekomandimit, ai është ndalur edhe te Vettingu. Kur Rama tha se nuk do të shpëtojnë as politikanët nga drejtësia e çliruar, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi.

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, ndërsa Rama vijoi me tej me fjalën e tij.

Por menjëherë pasi la sallën e Kuvendit, Doshi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat ku është shprehur:

“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë ku janë të ardhurate këtyre politikanëve, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del”, tha Doshi jashtë ambienteve të Kuvendit.

Kujtojmë se deputeti Doshi është shpallur së fundmi “Non Grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për korrupsion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme