Topalli tregon pse bashkëpartiakët e tij nuk u paraqitën në seancë

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 10:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, tha se do të kërkojë që gjyqtari Beqir Kalludra të heq dorë nga gjykimi kundër tij dhe bashkëpartiakëve të tij, duke e cilësuar gjykimin ndaj tyre politik.

Ndonëse nuk iu lejua që këtë kërkesë ta bëjë gjatë seancës që u shtye për afat të pacaktuar, Topalli paralajmëron se kërkesën do ta bëjë me shkrim, raporton Ekonomia Online.

“Unë kërkova fjalën nga gjykata për të kërkuar fjalën nga kjo gjykatë, që gjykatësi Kalludra të heq dorë nga gjyqtari kryesor sepse është politizuar tërësisht dhe është në shërbim të interesave politike dhe kjo u dëshmua më rastin e dënimit të aktivistëve të LVV të akuzuar për terrorizëm”.

“Unë desha ta bëjë kërkesën para trupit gjykues, por kjo nuk mu lejua  kështu që në do ta bëjmë kërkesën më shkrim deri në fund, po shihet që ky proces gjyqësor deri në është i politizuar këtë e tregoi vendimi i gjykatës për të arrestuarit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, dhe Donika Kadajna”.

“Është krejtësisht e padrejtë po shihet që ka interes të madh të pushtetit për ta politizuar çështjen ne do ti përggjijemi këtij pushteti që është i kapur si në gjyqësi edhe në nivele të tjera me angazhimin tonë politik, me angazhim qytetar se është e patolerueshme në shekeullin 21 në vendin tonë që po flitet për demokraci të ketë procese politike siç po ndodhin tani tek ne”.

Topalli i pyetur nga gazetarët pse Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi nuk erdhën në seancë, u shpreh se nuk e di arsyen ngase nuk ka qenë në Kosovë e nuk ka pasur mundësi të kontaktoj me ta.

“Unë jam ardh mbrëmë vonë se kam qenë jashtë shtetit dhe nuk kam pas mundësi që t’i kontaktoj, por ajo që kemi diskutuar më herët është që të kërkojmë nga gjykata që gjykatësi Kalludra të tërhiqet si gjykatës i cili është përgjegjës për këtë rast, i njëjti gjykatës ka disa procese gjyqësore dhe konsiderohet i anshëm politik për arsye se është vu në shërbim të qarqeve të ndryshme politike për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje”.

Të ngjashme