Torres afër transferimit në Superligën Kineze

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 12:59 | Nga

Mediat në Spanjë raportojnë se Fernando Torres duket i vendosur për një lëvizje të tij në klubin e Superligës Kineze, Dalian Yifang, këtë javë.

Kampionati kinez ende nuk ka mbyllur afatin kalimtar të transferimeve dhe skuadrat janë ende në gjah për tu përforcuar, ku skuadra Dalian Yifang është një nga skuadrat më të përfolura.

Sulmuesi veteran – i cili feston ditëlindjen e 34 të muajit të ardhshëm – do të bëhet agjent i lirë në qershor dhe raporti thotë se klubi kinez bëri një ofertë të fortë të enjten, të cilën lojtari po ‘e konsideron seriozisht’.

Torres ka shënuar pesë gola në 27 paraqitje për Los Rojiblancos këtë sezon dhe ka shënuar gjithsej 33 gola për klubin që pas rikthimit të tij, pas ribashkimit nga Chelsea, fillimisht në një marrëveshje huazimi, në sezonin 2014-15.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme