Trageti filipinas me 120 udhëtarë përfshihet nga zjarri

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Trageti filipinas me 120 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit ka marrë flakë në det teksa një anije e rojës bregdetare u vendos për t’i shpëtuar ata që ishin në bord duke u përpjekur t’i shuanin flakët, raporton agjencia AP.

Anija mori flakë në agim, teksa udhëtonte nga provinca Siquijor në provincën Bohol në Filipinet qendrore.

Nuk është bërë e ditur menjëherë se sa njerëz janë shpëtuar nga trageti ose nëse ka pasur viktima. Asnjë nga 65 pasagjerët dhe 55 anëtarët e ekuipazhit nuk mund të shiheshin në tragetin e djegur bazuar në fotografitë dhe videon e publikuar nga roja bregdetare. Aksidentet detare janë të zakonshme në arkipelagun e Filipineve për shkak të stuhive të shpeshta, anijeve në gjendje të keqe, mbipopullimit dhe zbatimit të paqartë të rregulloreve të sigurisë, veçanërisht në provincat e largëta.

Të ngjashme