Tragjedia e Londrës, askush nuk mbijetoi në tri katet e sipërme

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 10:43 | Nga

16 të vdekur dhe shumë më tepër të humbur, për të cilët nuk ka shpresa se mund të jenë gjallë. Ky është bilanci paraprak i zjarrit të madh që përfshiu një ndërtesë 24 katëshe në Londër gjatë mesnatës së djeshme.

Zjarrfikësit raportojnë se deri më tani kanë kryer një kontroll fillestar në tre katet e sipërme të kësaj ndërtese dhe nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar.

“Askush nuk ka shpëtuar në tre katet e sipërme të ndërtesë. Zjarri e ka dobësuar mjaft strukturën e ndërtesës dhe na rrezikohet jeta e zjarrfikësve. Kështu, jemi duke kontrolluar me mjaft kujdes”, shpreh për mediet shefi i zjarrfikësve të Londrës, Dany Cotton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme